Home Aktuale Reciprociteti edhe për vendet e rezervuara

Reciprociteti edhe për vendet e rezervuara

93
0
SHARE

Shkruan : Refik HASANI

Pakica Serbe në Kosovë  kishte të garantuar dhjetë ulëse –mandate për parlament të Kosovës  por kjo ishte e rregulluar sipas kushtetutës  vetëm për dy mandate . Po , kërkohet edhe më tej, t’ju garantohen këto ulëse . Pakica Serbe në Kosovë ka përveqë këtyre ulëseve në legjislativin më të lartë të vendit edhe pozita kyqe në Kosovë si zëvendës Kryeministër, dy minsitri dhe zëvendësa ministra . Pozita të lartë qëndrore ku komunitetit Serbë gëzon përfqësime edhe në borde të ndryshme e komisione si që është KQZ-ja,AKP,RTK , etj .

Pakica Serbe në Kosovë  është  e diskriminuar në kuptimin më të plotë pozitiv pasi jan të priviligjuar në nivelin lokal dhe ate qendror si në legjislativ po ashtu edhe në përfaqësim në nivelin  ekzekutiv e gjyqësor .

Çelësi  i  vendeve të  rezervuara për parlamente nacionale të vlen realisht edhe për Serbin dhe  Malin e Zi.  Shqiptarët në shkallë të përgjithshme të Serbisë jan me pjesëmarrje po aqë sa pakica serbe në Kosovë , por nuk gëzojn të drejtën e vendeve te rezervuara për parlament nacional . Kjo duhet të vlen si një rregull , kjo do të duhej të jetë si një kriter e standard që duhet të aplikohet nga ndërkombëtarët  .

Po ashtu edhe në Malë të zi , shqiptarët duhet të gëzojn këtë të drejtë të përfaqësimit në nivel të parlamentit me deputet si vende të rezervuar apo të  garantuara ligjërisht .Nuk është në rregull që   Serbia e  Mali i Zi, të   luajn me kartën si ju tekët , si të duan , herë të fitojn shqiptarët vendas në këto dy shtete nga  një ulëse-mandat e herë mbetët ndonjë legjislaturë edhe pa përfaqësim me deputet    . Kurse përfaqësime në ekzekutiv as që ka  .  Nuk ka logjik që shqiptarët  në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë jan duke u diskriminuar në kuptimin më klasik në të gjitha fushat dhe poret e jetës  e  kështu edhe shqiptarët në Malë të Zi .Ka një dekadë që nuk ju pranohet një Komunë  e Tuzit afër Podgoricës e lëre më të ken vende të rezervura për parlament nacional të Malit të Zi  . Kurse Republika e Maqedonisë në përbërjen e saj me popullatë ka mbi dyzet për qind , kurse deputetët shqiptarë  të  këtij parlamenti nuk përbëjn jo më shumë se njëzetë për qindë  .  Parlamenti  i Republikës së Kosovës duhet të vë kushte dhe të kërkoj reciprocitet përndryshe Ju bëjm apel që mos të miratojn ligjin për vazhdimin e ulëseve të rezervuara për minoritete.

03  Maj   2014

Autori është Master i Ekonomiksit dhe e ka  trajtuar  përmesë disa shkrimeve autoriale çështjen e

reciprocitetit .