Home LAJME Reali refuzon 80 milionë euro për Moratan

Reali refuzon 80 milionë euro për Moratan

210
0
SHARE

Real Madrid ka refuzuar një ofertë prej 80 milionë euro për Alvaro Morata, pasi ka vendosur për të mbajtur sulmuesin në Santiago Bernabeu.

Morata po ndjekej nga Chelsea dhe Arsenal, para se Real Madrid të ushtroj një klauzolë të riblerjes për të ri-nënshkruar me atë nga Juventusi për 30 milionë.

Interesimet vazhduan ende, ku të enjten e kaluar, agjentët e Moratas u takuan me drejtuesit madrilen, ku një ofertë prej 60 milionë euro u hodh poshtë.

Më pas, të hënën erdhi një ofertë të përmirësuar prej plot 80 milionë euro nga një klub që nuk i bë publik emrin, por edhe kjo gjithashtu u refuzua.

Është pritur që kampionët e Evropës menjëherë do të shesin 23-vjeçarin për një fitim të menjëhershëm pas kthimit të tij, por Florentino Perez dhe Zinedine Zidane janë duke provuar ta bindin atë që ai ka një të ardhme në Madrid.

Sipas medieve spanjolle, Moratas pritet t’i premtohet një vend titullari në sezonin e ri.