Home SPORT Reali ofron 70 mln Paund për Luis Suarez

Reali ofron 70 mln Paund për Luis Suarez

829
0
SHARE

70 milionë Paund, afërsisht 85 milionë Euro, është shuma që Reali i Madridit është gati të shpenzojë për të transfruar në “Santiago Bernabeu” sulmuesin e Liverpoolit Luis Suarez. Sikurse raporton “The Sun” drejtuesit e Los Blankos janë të bindur se me këtë ofertë marrëveshja do të mbyllet gjatë merkatos së verës, madje që në Qershor, para se të nisë Kupa e Botës Brazil 2014. Në Madrid shpresojnë që të përfshijnë në marrëveshje një mes Alvaro Moratas dhe Karim Benzema, por edhe nëse në këtë rast gjithçka mbetet në kuadër të ideve. Perez kërkon me çdo kusht të sigurojë shërbimet e 27-vjeçarit, të cilin dështoi ta vishte me bluzën e bardhë verën e kaluar.

Liverpooli do ta ketë shumë të vështirë t’i rezistoi presionin të Realit, sidomos nëse dështon të fitoi Premier League, trofe që nuk e shijon që nga viti 1990. Urugajani ishte gjithashtu pranë kalimit tek Arsenali gjatë merkatos së verës, por të kuqtë e refuzuan ofertën prej 40 milionë plus 1 Euro të Topcinjve. Suarez i rriti ndjeshëm kuotat e tij gjatë këtij sezoni, teksa u shpall lojtari më i mirë i vitit në Premier League. Aktualisht Suarez kryeson edhe listën e golashënuesve të kampionatit anglez me 30 finalizime në 31 ndeshje.