Home SPORT Reali me kalendar më të favorshëm se Barça e Atletico

Reali me kalendar më të favorshëm se Barça e Atletico

152
0
SHARE

Real Madrid edhe pse është ndalur në barazim me Atleticon shihet si favorit për të fituar titullin kjo dhe falë kalendarit në 12 javët e mbetura. Kështu armata e Ancelottit është e favorizuar nga fakti që do të ketë 7 ndeshje në Bernabeu dhe 5 transferta. Barcelona i ka të ndara në 6 me 6 takimet brenda dhe jashtë ndërsa Atletico do të luajë 5 në “Vicente Calderon” dhe 7 në transfertë. Takimet kyçe për të vendosur kampionen duket të jenë Real Madrid-Barcelona e javës së 29-të dhe Barcelona-Atletico e javës së fundit. Diferenca nga vendi i parë tek vendit i tretë është prej tre pikësh, me Real që ka aktualisht 64, i ndjekur nga Barcelona me 63 dhe Atletico me 61 pikë. Në 7 ndeshjet e shtëpisë më të vështirat për Realin mund të konsiderohen përballja direkte me Barcelonën më 23 mars dhe ajo me Valencian për javën e 36-të. Përpara klasikes “Los Blancos” kanë përballjen e Champions League ndaj Schalkes të cilën e mposhtën në sfidën e parë në Gjermani 6-1. Kundërshtarët e tjerë që zbresin në Bernabeu në kampionat janë edhe Levante, Rayo Vallecano, Almeria, Osasuna dhe Espanyol në javën e fundit. Ndërkohë transfertat më të vështira janë në “Ramon Sanchez Pizjuan” ndaj Sevillas dhe në Anoeta ndaj Real Sociedad.

Ndërsa nuk duhet harruar transferta e parë ndaj Malagas së Bernd Shuster, teksa kompleton kalendarin e sfidave larg madridid Valladolid dhe Celta Vigo. Barcelona ka një kalendar të rregullt, teksa transferta më e vështirë është në Madrid në klasiken e javës së 29. Për t’u vlerësuar edhe transfertat në Cornella el Prat në javën e 31 ndaj Espanyol dhe në Madrigal ndaj Villarreal në javën e 35-të. Ndërkohë ndeshjet më të vështira në shtëpi blaugranat i kanë ndaj Athletic Bilbao në javën e 34 dhe Atletico Madrid në javën e fundit që mund edhe të konsiderohet deçizive në garën për titull. Pikërisht skuadra e Simeones duket viktima më e madhe e kalendarit në raport me ndeshjet në shtëpi apo në transfertë. Në 5 takimet e mbetura në “Vicente Calderon” dy janë ndeshjet më të vështira ato ndaj Espanyol dhe Villarreal. Ndërkohë tek transfertat përveç javës së fundit me Barcelonën bien në sy vizitat në fushën e Athletic Bilbaos, Valencias dhe Levantes. Kalendari në 12 javët e fundit favorizon Realin por do të jetë fusha e lojës që do të vendosë kampionin e këtij viti, pasi në të mund të ndikojë edhe ecuria në Champions League e të treja skuadrave, që për momentin janë pranë çerekfinales.

LEAVE A REPLY