Home SPORT Reali kampion i Evropës, arrin ‘La Deciman’ (VIDEO)

Reali kampion i Evropës, arrin ‘La Deciman’ (VIDEO)

607
0
SHARE

Real Madridi ka arritur ta fitoj Ligën e Kampionëve për këtë edicion. ‘Mbretërit’ triumfuan 4:1 ndaj Atleticos për triumfin e madh, të dhjetin në histori të skuadrës.

Skuadra ‘mbretërore’, Real Madrid, arriti qëllimin e saj pas plot 12 vjetësh. Skuadra e Carlo Ancelottit arriti të triumfojë 4:1 ndaj Atletico Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Reali triumfoi bindshëm pas vazhdimeve ndaj skuadrës së Diego Simeones për ta fituar edicionin e sivjetmë të Championsit.

Ky është triumfi i 10-të për klubin në Ligën e Kampionëve dhe i pari pas vitit 2002.

Golat për ‘mbretërit’ në këtë takim u shënuan nga Ramos, Bale, Marcelo e Ronaldo, teksa golin e vetëm të Atleticos e shënoi Godin. /luginapress//