Home SPORT Reali i Madridit në ndjekje të Thibaut Courtois

Reali i Madridit në ndjekje të Thibaut Courtois

183
0
SHARE

Reali i Madridit kërkon të bëjë shoping në…Madrid. Shoqëria e drejtuar nga Florentino Perez është prej kohësh në kërkim të një emri që do të japë garanci për të ardhmen e portës dhe duket se me në fund e ka gjetur. Bëhet fjalë për gardianin e Atletico Madrid, Thibaut Courtois, por për të siguruar shërbimet e tij klubi merengues duhet të trokasë në derën e Chelseat që zotëron edhe kartonin e të riut belg. Për t’u afruar me 21-vjeçarin, Perez kërkon të shfrytëzojë marrëdhëniet e mira që ka me Jose Mourinhon sepse është portugezi ai që do të thotë fjalën e fundit për të ardhmen e portierit. Nga ana e tij, Courtois ka shprehur dëshirën për ta vazhduar karrierën në Spanjë ku ka fituar siguri dhe besim në vetvete edhe pse kontrata e tij me Chelsean skadon në vitin 2016.

Kjo marrëveshje mund të finalizohet gjatë muajve të verës, pavarësisht pengesave që kërkon të ngrejë presidenti i Atleticos së Madridit, Miguel Angel Gil ed Enrique Cerezo, i cili nuk dëshiron ta shikojë portierin e tij me fanellën e Realit. Në këtë mënyrë shoqëria bardhekuqe ka nisur lëvizjet për të bindur Chelsean edhe pse klubi londinez nuk e ka pranuar ofertën e parë. Atletico Madrid ka shfaqur interes për Courtois që në kohën kur ai luante me skuadrën e Genk, por nuk arriti të thyente konkurrencën e Chelseat që ofroi më shumë për ta transferuar përkohësisht në “Stamford Bridge”. Courtois u transferua në “Vincente Calderon” 3 sezone më parë duke u konfirmuar si një nga portierët më të mirë të kampionatit spanjoll.

 

LEAVE A REPLY