Home Aktuale Reagon OVL e UCPMB-së : Samet Iseni duhet të kthehet në...

Reagon OVL e UCPMB-së : Samet Iseni duhet të kthehet në punë

82
0
SHARE

REAGIM
Me indinjatë të thellë morëm lajmin se pa asnjë arsye të vetme dhe në mënyrë arbitrare u largua nga puna ish ushtari i UÇPMB-së Samet Iseni,andaj OVL e UÇPMB-së është tepër e shqetësuar pas largimit të tij nga puna.
Ky rast dhe rastet e tilla aspak nuk i kontribuojnë mardhënjeve ndëretnike në komunën tonë.
Në vend se të shtohet numri i të punësuarve përkundrazi po ndodhë e kundërta largimi i tyre.
Ne si OVL e UCPMB-së kërkojmë nga organet komunale dhe nga drejtoria e RTV Bujanoci që të marrin hapa konkret në kthimin e tij në punë.

07.10.2017 Me rrespekt
Bujanoc OVL e UÇPMB-së