Home SPORT Rastet Liverpoolit, fitorja i takoi Unitedit

Rastet Liverpoolit, fitorja i takoi Unitedit

179
0
SHARE

Liverpool ka pësuar humbje në kuadër të xhiros së 22-të Ligës Premier.

Derbi më i madh anglez i zhvilluar në stadiumin Anfield Road ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester Unitedit ka përfunduar me fitoren e këtij të fundit me rezultat 1-0, në saje të një goli të Wayne Rooneyt..

Pjesa e parë i takoi skuadrës vendase të Liverpoolit sa i përket rasteve, ndërsa futbollistët e Unitedit arritën ta ruanin portën.

Ishte Roberto Firmino (’12, ‘30), James Millner (‘13) dhe Adam Lallana (1’0), të cilët u munduan të mposhtin portierin David de Gea, por nuk ia arritën dot gjatë 45 minutshit të parë, raporton Telegrafi.

Në pjesën e dytë, te dyja ekipet kishin raste, por vetëm mysafirët arritën të gjenin rrugën e golit.

Fillimisht, mundësinë më të mirë në ndeshje e kishte Firmino, i cili ballë për ballë portierit të Unitedit, De Gea nuk u tregua i saktë, madje portieri spanjoll ndali edhe një goditje të Emre Can.

Por, pas sulmeve të njëpasnjëshme të The Reds, United arriti të shënonte golin e parë dhe që fund doli të jetë i fitores me rezultat 1-0.

Ishte Wayne Rooney, ai i cili shënoi gol në të 78-të minutë nga afërsia, ku paraprakisht Marouane Fellaini goditi shtyllën horizontale dhe topin e rikthyer e konkretizoi kapiteni i Unitedit, Rooney

Pas kësaj fitoreje, United ngjitet në pozitën e pestë me 37 pikë, ndërsa Liverpool ka gjashtë pikë më pak se Mancha dhe gjendet në vendin nëntë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze. /Telegrafi/