Home Aktuale Ramadani: Zotëri Gent Cakaj do mbetet “Qytetar nderi” i Bujanocit

Ramadani: Zotëri Gent Cakaj do mbetet “Qytetar nderi” i Bujanocit

121
0
SHARE

Zotëri Gent Cakaj do mbetet “Qytetar nderi” i Bujanocit Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, z. Gent Cakaj, do të mbetet “Qytetar nderi” i Komunës së Bujanocit pavarësisht vendimit të Ministres së Administratës dhe Vetadministrimit lokal znj. Obradoviq për mosdhënien e pëlqimit kundrejt propozimit të 26 këshilltarëve të Kuvendit Komunal. Angazhimet e Ministrit Cakaj kanë nderuar secilin nga qytetarët e Komunës së Bujanocit pa dallim feje, race dhe etnie. Kontributi jashtëzakonisht i çmueshëm në demokratizim e politika proaktive e proevropiane Ministri Cakaj vazhdon të jetë shembull i krijimit të hapësirave të komunikimit dhe bashkërendimit. Arsyetimi i Ministres znj. Obradoviq për mos dhënien e pëlqimit ndaj propozim vendimit për shpalljen e “Qytetar nderi” z. Gent Cakaj, nuk flasin për të apo për komunën e Bujanocit, por pikërisht për vetë ministren dhe karakterin e qeverisë që i takon ajo. Ashtu si edhe shumë të tjerë, që kanë probleme të përballen me të vërtetën e ngjarjeve qoftë në Luginë e qoftë në Kosovë, jetojnë në iluzionet e refuzimit të së vërtetës. Ky realitet alternativë as nuk përfaqëson të vërtetën e fakteve e as nuk shpien drejt së drejtës tranzicionale e arritjes së paqes së qëndrueshme në këtë copë të Ballkanit Perëndimor. I dashur mik i vyeshëm i Komunës së Bujanoc z. Gent Cakaj, Komuna e Bujanocit të ka shpallur qytetar nderi pavarësisht refuzimit të ministres znj. Obradoviq për mos dhënien e pëlqimit. Miku ynë Gent, ne të mbajmë të nderuar ashtu siç e do zakoni.

Kryetar i Kuvendit Komunal,

Enver Ramadani