Home Aktuale Rama në Serbi: Çfarë thonë për këtë banorët e Luginës së Preshevës...

Rama në Serbi: Çfarë thonë për këtë banorët e Luginës së Preshevës që jetojnë në Kosovë?

173
0
SHARE

Ndonëse që nga përfundimi i luftës jetojnë në Fushë Kosovë, ende interesohen për zhvillimet e rëndësishme në vendlindje – Luginën e Preshevës – sikur që është vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Ata kanë porosi për shefin e qeverisë shqiptare, kur të ulet e të flas me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq.

“Bota duhet ta merr vesh se atje ka një pjesë bukur të madhe të shqiptareve, të cilët janë te shtypur dhe nuk i kanë drejtat elementare për jetës”, thotë Dergut Haliti nga Presheva.

Bile, njeri nga këta banorë kritikon Kosovën dhe Shqipërinë që nuk po kujdesen për këtë pjesë ku jetojnë bashkëkombësit e tyre.

“Shqipëria e Kosova i japin 100 mijë euro, ndërsa sa miliona i investon Serbia ne Kosovë”, thotë Ramadan Ibishi nga Bujanoci.

Edhe një tjetër preshevar nuk është i kënaqur me politikanët në Kosovë e Shqipëri.

“Atje shumë pak kujdeset për shqiptaret. Këta kanë pësu shumë sidomos pas trazirave në futboll, e kush prej këtyre politikanëve s’e ka ngrit zanin”, thotë Jah Avdiu.

Edi Rama është shefi i parë i qeverisë shqiptare që do të vizitojë Beogradin pas 68 vjetësh. Në kuadër të kësaj vizite Rama do të shkojë edhe në Luginën e Preshevës, që banohet me shumicë shqiptare. /Klan Kosova/