Home LAJME Rama i shpreh mirënjohje Berishës për Kosovën (Video)

Rama i shpreh mirënjohje Berishës për Kosovën (Video)

129
0
SHARE

Të mërkurën në Kukës u kujtua 15-vjetori i eksodit të kosovarëve drejt Shqipërisë. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin krerët e shtetit të dy qeverive shqiptare, asaj të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama shprehu një mirënjohje të thellë për presidentët e SHBA-ve, për BE-në, dhe NATO-n. Gjithashtu, Rama vlerësoi roli dhe kontributin e ish-kryeministrit Pandeli Majko dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, në pavarësinë e Kosovës.

“Kur e sheh me sytë e sotëm të shkuarën e 15 viteve më parë duket sikur ka kaluar një jetë e tërë. Në një anë të kufirit, një vend shumë i brishtë i dalë nga një rrënim ekonomik si ai i vitit ’97, me një qeveri në krye të së cilës ishte një djalë 30 vjeç dhe nga ana tjetër e kufirit në errësirën e një diktature gjithnjë e më barbare, një përpjekje e zgjatur e zgjatur në kohë e sakrifica që shtrihej nga ekzistenca e Ibrahim Rugovës, që shtrihej në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Nga ana tjetër ushtria vrasëse e Millosheviç, dhe nga ana tjetër aleanca e madhe që iu bashkua krah për krah shqiptarëve, por gjithnjë në kushtet kur fundi nuk dihej. Dhe ajo që bën shqiptarët e zakonshëm, ajo që bëri qeveria shqiptare, në një vend të ri tërësisht të brishtë, garantoi që aleanca e madhe të shkonte përpara pa frikën e lëkundjeve të opinionit publik në Europë. Kryeministrit Thaçi foli për prapavijën e Shqipërisë. Ai e kujton atë prapavijë dhe sinergji të pazakontë, sepse pa ato do të ishte e pamundur të shkoje përpara, ku e gjithë aleanca të shkoje para falë asaj prapavije që shkoi Shqipëria, falë lidershipit të z Majko”.

“Shpreh mirënjohje dhe për Sali Berishën e PD-në, kur ishte në qeverisje, si pjesë e përbashkët shqiptare për pavarësinë e Kosovës dhe për të arritur në këto ditë. Nëse e kthejmë në çështje politike ne ngatërrohemi edhe sa është ora , apo është mars a prill, por fatmirësisht nuk ndahemi tek çështja e madhe që deri dje mbante emrin çështja e Kosovës, por sot natyrshëm ka emrin çështja e shqiptarëve”, tha kryeministri Rama.Luginapress/Telegrafi/