Home Aktuale Rakiq trazon Qeverinë

Rakiq trazon Qeverinë

169
0
SHARE

Ka mbërritur në Qeveri konflikti ndëretnik për barrikadën “park” që javën e shkuar është vendosur mbi urën qendrore të lumit Ibër, me vendim të kryetarit të Komunës së Mitrovicës veriore, Goran Rakiq, shkruna sot Koha Ditore.

Kërkesa e shkruar për heqjen e barrikadës ka çuar në trazimin e ekzekutivit.

Slobodan Petroviq është ministër i dikasterit qeveritar që ka adresuar shkresën në Mitrovicën Veriore. Është edhe zëvendëskryeministër. Petroviqi nuk e ka firmosur dokumentin që e ka lëshuar ministria që drejton, ndonëse në të figuron emri i tij. Atë e ka nënshkruar zëvendësministri Basri Musmurati.

Një burim i gazetës ka thënë se Petroviqi është irrituar nga ky veprim.

LEAVE A REPLY