Home Aktuale Rainca me rrjetë më të fortë të energjisë elektrike

Rainca me rrjetë më të fortë të energjisë elektrike

159
0
SHARE

Banorët e Bashkësisë Lokale të fshatit Raincë më nuk do të përballen me ndërprerje të energjisë elektrike.

Pushteti lokal ka vazhduar me projektin tjetër të radhës. Projekti i furnizimit me energji elektrike në Bashkësinë Lokale të Raincës ku është bërë instalimi i rrjetit të tensionit të lartë 10 kilovat nga BL e Corroticës në BL të Raincës me gjatësi 250 metra lidhje kabllovike nëntokësore.
Sipas kryetarit të komunës së Preshevës Ragmi Mustafa me realizimin e këtij projekti vlera e të cilit është 14 milion dinarë do të përmirësohet dukshëm furnizimi i energjisë elektrike,duke mos pasur më ndërprerje të energjisë elektrike. Kryetari i BL-së të Raincës Lulzim Veliu në emër të qytetarëve të BL Raincë ka mirëpritur projektin në fjalë,ai ka falënderuar pushtetin lokal për këtë investim. Pushteti lokal në gjitha Bashkësitë Lokale ka nisur rikonstruimin e rrjetit të energjisë elektrike kur dihet se shumica e këtyre fshatrave përballen me ndërprerje të shpeshtë të energjisë elektrike./Lugina Press/