Home Aktuale Rahovica nderon dëshmorët e zonës operative të Preshevës

Rahovica nderon dëshmorët e zonës operative të Preshevës

177
0
SHARE

Bashkësia Lokale e Rahovicës ka nderuar sot dëshmorët e zonës operative të Preshevës. Në 14 vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve Bashkësia Lokale e Rahovicës ka bërë homazhe tek vendet e rënies dhe varrezat e tyre.

Për nder të 14 vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit BL Rahovicë ka nderuar dëshmorët duke bërë homazhe tek vendet e rënies dhe varrezat e tyre. Familjarë, miq, ish bashkëluftëtarë sot kujtuan shtatë dëshmorët e kombit të cilët humbën jetën në betejën e Rahovicës 14 vite më parë. Këshilli organizativ nuk është ndarë i kënaqur me pjesëmarrjen e qytetarëve. Fehmi Shaqiri ka thënë se nga viti në vit numri i pjesëmarrësve po zvogëlohet,me këtë rast ai apelon qytetarët që të respektojnë gjakun e dëshmorëve. Edhe prindi i dëshmorit Artan Abazi, Arif Abazi ka apeluar qytetarët që sa më shumë të nderojnë dëshmorët e kombit të cilët dhanë jetën në luftën fundit në Rahovicë.
Megjithatë 14 maji dita e nesërme do të manifestohet ndaras ,në njërën anë BL Rahovicë tubimin përkujtimor kushtuar rënies heroike të dëshmorëve të kombit të zonës operative të Preshevës e fillon në ora 11 e 30 në Gurishte Rahovicë ndërsa OVl e UCPMB-së në ora 18:00 në sallën e Shtëpisë së Kulturës Abdulla Krahnica në Rahovicë. /Lugina Press/