Home Aktuale Ragmi Mustafa merr pjesë në konferencën e përhershme të komunave dhe qyteteve

Ragmi Mustafa merr pjesë në konferencën e përhershme të komunave dhe qyteteve

529
0
SHARE

Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka marrë pjesë në konferencën e përhershme për komunat dhe qytetet me temë ‘’promotorët e zhvillimit ekonomik lokal’’.

Konferenca e përhershme e qyteteve dhe komunave realizohet në kuadër të programit mbështetja e pushteteve lokale në serbi në kuadër të procesit për integrime evropiane që e financon mbretëria e Suedisë. Gjatë kësaj konference janë prezantuar rezultatet e projektit që ka për qëllim përmirësimin e mjedisit të biznesit në nivel lokal. Gjatë këtij prezantimi janë mbajtur dy panel diskutime si bashkëpunimi i sektorit publik dhe privat në nivel lokal si dhe tërheqja e investimeve. Në këtë panel diskutimi kanë marrë pjesë përfaqësuesit e ministrisë për pushte lokale dhe administrim shtetërorë , ministrisë së ekonomisë , shoqatës së ekonomistëve , investitorët e huaj ,këshilltarë të bizneseve lokale , përfaqësues të kompanive mëdha dhe përfaqësuesit e komunave dhe qyteteve./Lugina Press/