Home Aktuale Radio e Bashkësisë Islame edhe në shqip

Radio e Bashkësisë Islame edhe në shqip

116
0
SHARE

Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPMB), në bashkëpunim me Bashkësinë Islame, komunitetin boshnjak dhe radion e tyre në gjuhën boshnjake, janë dakorduar, që në kuadër të këtij mediumi elektronik, të krijohet hapësirë edhe për program në gjuhën shqipe, në mënyrë, që tu dëgjohet zëri i myslimanëve shqiptarë, të cilët jetojnë në Beograd  dhe Serbi.

Pas takimit të kreut të BIPMB-së dhe Bashkësisë Islame në Serbi, myslimanët shqiptarë të Beogradit, do të kenë mundësinë, që në radion e këtij institucioni fetar të dëgjojnë ligjërata dhe ilahi, gjatë emisioneve të rregullta edhe në gjuhën shqipe.

Vlen të theksohet se ligjërata e parë në gjuhën shqipe, në këtë radio, e cila ka për themelues Bashkësinë Islame në Serbi, u mbajt nga Myftiu i Luginës, Nexhmedin ef. Saqipi, duke hapur kështu një dritare informative edhe për shqiptarët, të cilët me shekuj jetojnë në Beograd dhe ne Serbi.

Kryetari i Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPMB), Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, gjatë qëndrimit të tij në Beograd, pati rastin dhe kënaqësinë të takohet me shqiptarët e besimit myslimanë, në Xhaminë Bajrakli të Beogradit, me të cilët u çmall, duke i qarë hallet së bashku.

Shqiptarët, që vijnë e luten në shtëpinë e Zotit në Xhaminë Bajrakli të Beogradit, janë kryesisht nga Gostivari, Shkupi, Peja dhe Shtimja.

Një besimtar i devotshëm, më moshë të shtyrë, i quajtur Haxhi Hetemi, 77 vjeçar nga Shtimja, çdo ditë nga ora 10,oo, mund ta takosh para xhamisë Bajrakli duke lexuar Kur’an.

Sipas Këshillit të Bashkësisë Islame, thuhet se në këtë xhami gjatë 5 kohëve të namazit ditorë takohen shqiptarë nga rrethe të ndryshme, të cilët vijnë për të bërë ibadete dhe për t’i qarë hallet e tyre.