Home Aktuale QSA realizoi projektin “Streha Jetimëve”

QSA realizoi projektin “Streha Jetimëve”

144
0
SHARE
Sektori i gruas pranë Qendrës së Soldiaritetit dhe Avancimit në Preshevë, nën moton “Jetimi – amaneti ynë”, më datë 7 shtator 2014 ditë e diel, organizoi manifestimin kushtuar fëmijëve jetimë nga Lugina e Preshevës.
Qëllimi i organizimit të manifestimit ishte përkrahja dhe trajtimi i fëmijëve jetimë të komunave tona, si dhe sensibilizimi i opinionit dhe njerëzve të vullnetit të mirë, me qëllim që të shtojnë me tepër përkujdesin ndaj kësaj kategorie fëmijësh.
Botërisht dihet që fëmijët jetimë në Luginë të Preshevës nuk gëzojnë ndonjë formë të përkrahjes institucionale, që dikush profesionalisht në mënyrë aktive dhe të vazhdueshme të merret me trajtimin e tyre dhe mbulimin e nevojave të kësaj kategorie fëmijësh.
QSA përveç përkrahjes së 30 jetimëve me bursa mujore prej 25 eurosh, çdo vit në kuadër të projektit “Streha e jetimëve”, bën organizimin e manifestimit kushtuar këtyre fëmijëve.
Në kuadër të projektit realizohen një sërë aktiviteteshme këta fëmijë, si lojëra të ndryshme relaksuese dhe me karakter garues, recitim, këndim, marshim etj.
Kësaj radhe, përmes projektit u përfshinë 50 fëmijë jetimë të moshave 7-13 vjeç, nga komunat e Preshevës dhe Bujanocit, ku u përzgjodhën kryesisht ata fëmijë me kushte më të vështira socio-ekonomike.
Projekti u realizua nën përkujdesin e Sektorit të gruas pranë QSA në përbërje prej 15 anëtarëve të stafit, ku gjithashtu ka patur të angazhuar edhe staf profesional (edukatore), në mënyrë që aktiviteti me këta fëmijë të jetë sa më i kompletuar dhe mbresëlënës tek këta fëmijë.
Si aktivitete kryesore që u mbajtën me këta fëmijë vlejnë të ceken: vizatimi dhe ngjyrosja e vizatimeve – ide të fëmijëve; shprehja e dëshirave të fëmijëve jetimë – çfarë dëshire keni në jetën tuaj?; vendosja e gjurmës së dorës së ngjyrosur në letër hameri; kuizi i diturisë; lojëra në grupe; lojëra për memorizim; prerja solemne e tortes; filmi vizatimor etj.
Manifestimi përfundoi përmes marshit të mbajtur në rrugën kryesore të qytetit, duke përfunduar tek sheshi pranë objektit të komunës së Preshevës, me fryerjen e balonave dhe lansimin e tyre në qiell, duke buzëqeshur të gjithë së bashku.
QSA falënderon arsimtaren Vesna Sahiti e cila u përkujdes për blerjen dhe dhurimin e nga një lodre për çdo fëmijë pjesmarrës të manifestimit.
Kostoja e projektit ishte rreth 700 euro, ndërsa projekti ka karakter tradicional./Lugina Press/
1 2 7 9 11