Home Aktuale QSA organizoi Iftarin e Solidaritetit në Preshevë

QSA organizoi Iftarin e Solidaritetit në Preshevë

343
0
SHARE

Të shtunën më 19 korrik 2014, Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Preshevë, organizoi Iftarin e solidaritetit, aktivitetin tradicional për nderë të muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Në prani të rreth dyqind mysafirëve – përfaqësues të grupeve të ndryshme qëllimore të QSA-së, duke filluar nga aktivistët e QSA-së, bashkëpunëtorët, donatorët, bizneset lokale, përfaqësues të institucioneve publike dhe pushteteve lokale të komunave Preshevë dhe Bujanoc, përfitues, studentë, mysafirë eminent të Qendrave universitare të regjionit, bashkatdhetarë, përfaqësues të medive lokale etj., QSA organizoi evenimentin e saj tradicional.

Angazhimi i përbashkët në realizimin e projekteve në terren, ku përkrahen shtresat në nevojë të shoqërisë sonë gjatë një viti të plotë, detyrimisht n’a obligon të takohemi bashkërisht. Për këtë QSA ka zgjedhur kohën më të përshtatshme, muajin e mëshirës dhe solidaritetit, ditët më të vlefshme të këtij muaji dhe momentin kulminant kur Zoti i Gjithësisë i vështron me kënaqësi robërit e Tij, pra kohën e iftarit, ku besimtarët me modesti përfundojnë agjërimin e ditës që e lamë pas.

Hapjen e programit e Muzafer Ramadani me disa pjesë nga Kur’ani Famëlartë, për të pasuar fjala përshëndetëse e kryetarit të Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit dr. Lejlan Sadiku. Sadiku vlerësoi lartë kontributin e të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë, si dhe rolin e solidarizimit me shtresat në nevojë.
Të pranishmit i përshëndeti kryetari i KK në Preshevë dr.Ramiz Latifi, ai falenderoi për kontributin e çdo njërit dhe QSA-së për angazhimin dhe ftesën për në iftar.
Nga ana nënkryetarit të QSA-së Jetmir Selmani u përcollën disa këshilla mbi solidaritetin, bazuar në inicialet e Q.S.A., duke eksploruar shembuj dhe ngjarje të ndryshme nga historia profetike.

Evenimenti u mbulua nga mediat lokale dhe web-portalet që veprojnë në Luginë.

QSA mbetet me shpresë që të pranishmit të kenë kaluar mirë iftarin e solidaritetit, me shpresë që ky iftar të reflektojë në të ardhmen si urë bashkëpunimi në realizimin e ideve dhe qëllimeve tona të përbashkëta, me qëllim të përmirësimit të jetës së njerëzve në nevojë në Luginë të Preshevës dhe më gjerë. Iftare të tilla do të organizohen edhe në të ardhmen, ku si emërues i përbashkët i të gjithë neve do të jetë solidarizimi në aktivitete të përbashkëta, duke ia ruajtur karakterin tradicional këtij evenimenti në këtë muaj të bekuar të Ramazanit./Lugina Press/

1 2

LEAVE A REPLY