Home Aktuale QSA në Austri mbajti takim me bashkatdhetarët në Attnang(Foto)

QSA në Austri mbajti takim me bashkatdhetarët në Attnang(Foto)

110
0
SHARE
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit me seli në Wells të Austrisë, të dielën më date 28 shtator 2014, u bëri një vizitë bashkatdhetarëve tanë që jetojnë dhe veprojnë në qytetin Attnang – Pucheim të Austrisë.
Vizita iu bë xhematit të xhamisë “Ikre”, ku anëtarëve të kryesisë së QSA-së iu bë një pritje e përzemërt nga xhemati i kësaj xhamie në krye me imamin Mevludin Mustafa dhe kryetarin e Këshillit të xhamisë z. Ibush Jashari. Përveç xhematit të xhamisë, vizitën tonë e nderuar me pjesëmarrjen e tyre dhe bashkatdhetarë të tjerë nga të gjitha trojet shqiptare, që jetojnë në rrethinën e Pucheim-it.
Eventi u hap nga imami i xhamisë, që përveç fjalës përshendëtëse, ai zyrtarisht i njoftoi të pranishmit për praninë e kryesisë së QSA-së në Wells, para të cilëve, zyrtarisht fjalën përshëndetëse dhe prezantimin e QSA-së e bëri Isa Rexhepi – sekretar i QSA-së në Wells dhe Burim Mehmeti – moderator teknik.
Përmes prezantimit dhe bashkëbisedimit, bashkatdhetarët tanë u njoftuan me qëllimet dhe filozofinë e punës së QSA-së, si dhe projektet dhe aktivitetet e realizuara deri më tani.
Ishte një mikëpritje vëllazërore, ku bashkatdhetarët shfaqën kurreshtje dhe interesim të madh për projektet e QSA-së dhe shprehen gatishmëri që të mbështesin ato, si dhe të antarësohen pranë QSA-së, me ç’rast u bë dhe shpërndarja e librezave për disa anëtarë të rinj, të cilët u zotuan që do të angazhohen maksimalisht për të përkrahur familjet në nevojë të kategorive të ndryshme për të cilët QSA angazhohet, si familjet skamnore, jetimët, përsonat me nevoja të veçanta dhe kategori të ndryshme sociale në nevojë.
Nga takimi, të gjithë të pranishmit dolën me një përfundim që vetëm të bashkuar e të mobilizuar, mund të kalojmë sfida të ndryshme, siç dhe e kemi dëshmuar në të kaluarën, duke përballuar sfida edhe më të vështira, duke i dalur në ndihmë vendlindjes e atdheut.
QSA Austri shprehë mirënjohje dhe rrespekt për të gjithë bashkatdhetarët tanë në diasporë, që vazhdimisht po japin kontributin e tyre në formën më të mirë përmes QSA-së, me të vetmin qëllim “t’i ndihmojmë familjet skamnore, jetimët dhe kategoritë e ndryshme në nevojë”
Me nderime vëllazërore
Nga kryesia e QSA Wels – AUSTRI
qsa 1
qsa 3