Home Aktuale QSA mbështeti aksionin “Bashkë solidarë”

QSA mbështeti aksionin “Bashkë solidarë”

6
0
SHARE

Korpusi i Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit u solidarizua me vëllezërit dhe motrat në zonat e përmbytura të Shqipërisë, duke iu përgjigjur ftesës për soliadrizim dhe duke e mbështetur aksionin me moton “Bashkë solidarë”, të organizuar nga Zyrat për të rinj të komunave Preshevë dhe Bujanoc, Këshilli i të drejtave të njeriut në Preshevë, Forumet rinore të partive politike shqiptare, si dhe disa kompani lokale private nga Presheva e Bujanoci.

Qëllimi i mbështetjes së këtij aksioni ishte solidarizimi me familjet e rrezikuara në zonat e përmbytura nga reshjet e mëdha të shiut, që shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale në vendbanime të ndryshme të Shqipërisë.

Poashtu, QSA mbështeti aksionin në fjalë, me qëllim të dërgimit të një mesazhi të përbashkët nga Lugina e Preshevës, me subjekte të ndryshme që veprojnë këtu, për të reflektuar në raste nevojash e fatkeqësishë. Edhe pse popullata jonë ballafaqohet me një situatë të vështirë ekonomike e sociale, ajo e tregoi vehten se di dhe mundet të ndajë edhe ato pak gjëra që i ka në dispozicion, vetëm e vetëm për t’u solidarizuar me njerëzit në nevojë.

Shpresojmë që ky aksion edhe pse jo aq i madh në përmasa në krahasim me nevojat ne terren, sado pak të ndikojë në zbutjen e gjendjes së vështirë të familjeve përfituese të ndihmave të grumbulluara në kuadër të aksionit.

Ky aksion nga radhët e QSA-së u mbështet nga Korpusi i gjerë i QSA, gjegjësisht Qendrat tona në diasporë (QSA Zvicër, QSA Gjermani, QSA Belgjikë e QSA Austri), si dhe QSA në Preshevë.

Shuma e mjeteve materiale të grumbulluara nga Korpusi i QSA është 1,800 euro, shumë kjo e cila u shëndërrua në artikuj ushqimorë e higjeniko-sanitarë, si në vijim:

cats

IMG-20150213-WA0017 qsa 1 qsa2 qsa3