Home Aktuale Qeverisë së Kosovës i kërkohet ta ulë luksin

Qeverisë së Kosovës i kërkohet ta ulë luksin

85
0
SHARE

Pavarësisht vendimeve të ditëve të fundit nga Qeveria, për të ulur shpenzimet e panevojshme, kjo nuk pritet të ndryshojë qasjen e qeverive të kaluara me këtë të tashmen.

Numri i madh i ministrive, i këshilltarëve politikë, nëpunësve të rinj e harxhime shumë milionëshe në telefona dhe në dreka e darka zyrtare, si dhe udhëtimet e një numri të madh të zyrtarëve shtetërorë nëpër vizita jashtë vendit, pritet të jenë ngarkesë edhe për buxhetin e këtij viti, raporton KTV.

Shoqëria civile ka bërë një listë të gjatë të formave, me të cilat Qeveria – po të kishte vullnetin – mund të arrinte të kursente shumë para.

Nga ana tjetër, zyrtarë të Ministrisë së Financave i kanë thënë KTV-së se shumë shpejt pritet të ketë vendime, të cilat do të ndikojnë në uljen e kostos së madhe të harxhimeve, transmeton Koha.net.

Që nga themelimi i institucioneve, ato e kanë gjetur mënyrën më të lehtë për të bërë harxhime të mëdha, duke i futur shpenzimet në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve.