Home Aktuale Qeveria premton ndërtimin e Xhamisë së Madhe

Qeveria premton ndërtimin e Xhamisë së Madhe

78
0
SHARE

Vetëm një ditë pas zgjedhjes në krye të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj ka pritur në zyrën e tij ministrin e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj.

Në fillim të bisedës, bëhet me dije se Veliaj i ka uruar Bruçajt për postin, duke shtuar se zgjedhjet në Komunitetin Mysliman ishin një proces që duhet përshëndetur. “Ju uroj për detyrën e re dhe shpreh vlerësimin tim maksimal për zgjedhjet e djeshme të Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman, të cilat ishin një model edhe për politikën shqiptare. Islami në Shqipëri ka qenë dhe është model edhe për vendet e tjera të rajonit”, u shpreh ministri Veliaj. Kryetari Bruçaj i shprehu ministrit Veliaj vlerësimin dhe mirënjohjen për punën e tij në krye të dikasterit që ai drejton. Ai falenderoi qeverinë shqiptare për kontributin dhe bashkëpunimin e saj me KMSH-në. Kryetari i KMSH bëri me dije se institucioni që drejton është në përkushtim të besimtarëve dhe se përkushtohet në punën ndaj tyre, si dhe do të ndihmojë që vendi të mund të integrohet në bashkësinë evropiane. Po ashtu, u fol edhe për kontributin e ish-kryetarit të KMSH-së, Selim Muça. /LuginaPress/

LEAVE A REPLY