Home Aktuale Qeveria paralajmëron riprocedimin e Demarkacionit këtë muaj

Qeveria paralajmëron riprocedimin e Demarkacionit këtë muaj

109
0
SHARE

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar rikthimin në Kuvend të Projektligjit të Demarkacionin me Malin e Zi brenda dy javëve të ardhshme për arsyen që të arrihen afatet e nevojshme për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian gjatë këtij viti. Qeveria bën të ditur se ende po presin opozitën që të bisedojnë për këtë marrëveshje, shkruan Gazeta Express.

Këshilltari i Kryeministrit, Faton Abdullahu, shprehu për Gazetën Express se Qeveria është e interesuar shumë që çështjen e demarkacionit të mos e prolongojë, por ta riprocedojë sa më shpejt që kjo është e mundshme.

“Natyrisht se ne jemi gjithashtu shumë të interesuar që t’i respektojmë afatet kohore që ndërlidhen me punën e subjektet përkatëse në Bruksel rreth kësaj çështjeje me qëllimin që demarkacioni të mos mbetet për vitin e ardhshëm por të zgjidhet sivjet”, tha Abdullahu.

Ndërkohë, para pak ditësh Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Kosovës ua ka shpërndarë deputetëve dhe institucioneve relevante të vendit një dokument ku kërkohet që të plotësohet kushti i Demarkacionit deri në datën 27 tetor, për arsyen që në seancën e parë plenare në Parlamentin Evropian, e cila do të mbahet në tetor dhe nëntor duhet të aprovohet mandati për negocim në trialog me Kosovën.

Abdullahu edhe një herë ka ripërsëritur ftesën ndaj opozitës të kryeministrit Mustafa për gjetjen e një konsensusi në lidhje me çështjen e Demarkacionit.

“Ftesa zyrtare e kryeministrit Mustafa vazhdon të jetë publike dhe aktive, për të biseduar me opozitën, me qëllim që t’i mënjanojmë barrierat për vjeljen e të mirave që determinohen nga votimi për Demarkacionin”, theksoi Abdullahu për Express.