Home Aktuale Qeveria e Serbisë formohet me 27 prill, deputetët shqiptar në opozitë?

Qeveria e Serbisë formohet me 27 prill, deputetët shqiptar në opozitë?

150
0
SHARE

Qeveria e re e drejtuar nga lideri i SNS, Aleksandar Vuçiq do të ketë 15 ose 16 resore, ndërsa do të zgjidhet me 27 prill.

Përveç 5 ministrive të SNS, Rasim Ljajiq dhe 7 personalitetet jashtë partiake, vend në qeverinë e re do të ketë edhe lideri i SPS, Ivica Daçiq i cili do të jetë nënkryetar i qeverisë por edhe do të udhëheqë diplomacinë.

Në qeverinë e re do të ketë vend edhe për SVM e hungarezëve, por jo edhe vend për ministra, por partia e Ishtvan Pastor do të ketë funksione si sekretarë të shtetit.

Kryeministri i ardhshëm nuk ka përmend dy deputetët shqiptar, Riza Halimin dhe Shaip Kamberin në lidhje me pjesmarrjen e tyre në qeverinë e ardhshme.