Home Aktuale QEVERIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NDIHMON KOMUNËN E BUJANOCIT ME 200.000 EURO

QEVERIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NDIHMON KOMUNËN E BUJANOCIT ME 200.000 EURO

81
0
SHARE
Në mbledhjen e sotme të zhvilluar të Qeverisë së Republikës së Kosovës të kryesuar nga kryeministri Avdullah Hoti është aprovuar kërkesa e komunës së Bujanocit për t’i dalë në ndihmë komunës së Bujanocit për dëmet e shkaktuara nga vërshimet e fundit që kapluan komunën e Bujanocit.
Pas vësrshimeve që shkaktuan dëme të shumta, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi më 28.01.2021 iu kishte drejtuar kryeministrit Hoti me një kërkesë prej 200.000 eurove për një intervenim të shpejtë për t’i sanuar dëmet e shkaktuara.
Ndërkaq, sot, kjo kërkesë është miratuar në tërësi nga Qeveria e Republikës së Kosovës, dhe komuna e Bujanocit konsideron që përveç ndihmës financiare, kjo përbën njëherit edhe përkushtim dhe interesim të vazhdueshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës për qytetarët tanë.
Kërkesa për ndihmë, përkundër vështirësive buxhetore të Kosovës, është aprovuar në kohë rekord. Komuna e Bujanocit falemnderon kryeministrin Hoti dhe është mirënjohës ndaj deputetit Dr. Faton Bislimi për angazhimin e parezervë të tij në përkrahje të Luginës së Preshevës në përgjithësi dhe kësaj kërkese të Komunës së Bujanocit në veçanti