Home Aktuale Qeveria e ardhshme me 20 ministri: Tetë për PDK, tetë për LDK,...

Qeveria e ardhshme me 20 ministri: Tetë për PDK, tetë për LDK, katër për minoritetet

125
0
SHARE

Sot pasdite është takuar edhe kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Aty është thënë se kësaj partie do t’i takojnë kryeministri, ministri i Financave dhe shtatë ministri të tjera. Tetë ministri janë të rezervuara për PDK dhe katër për minoritetet.

Grupet punuese janë duke vazhduar dhe sonte takimin për të tu dakorduar rreth ndarjes së ministrive të qeverisë së ardhshme të Kosovës.

Burime të televizionit Klan Kosova kanë thënë se emrat e ministrave të ardhshëm do të bëhen publik nesër pasdite. /Klan Kosova/