Home OPIONIONE Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës të bëjn më shumë për Medvegjën ,...

Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës të bëjn më shumë për Medvegjën , Bujanocin dhe Preshevën

69
0
SHARE

 

Shkruan :  Refik  HASANI

Në krahinën shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë  më së shumti presin nga kjo legjislaturë pasi asgjë nuk është arritur deri më tani. Diskriminimi i tyre në të gjitha segmentet  e jetës ndoshta kjo legjislaturë e Parlamentit të Kosovës do të arrij konkretisht të hapë zyrën e shumë përfolur . Medvegja , Bujanoci dhe Presheva presin me të drejtë nga legjislatura e pestë pasi nga katër legjislatura të pas luftës asgjë nuk bëri Kosova për shqiptarët jashta kufirit administrativë të Kosovës edhe pse ka obligim moral , kombëtar, institucional besa edhe detyrim kushtetues . Qeveri nuk duhet të shtyj e zhagitë dhe të përdorë këtë vetëm për fushat zgjedhore por duhet të hapë zyrën për  Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë  . Prishtina dhe Tirana duhet të shtrojn , ngrisin dhe të mbrojn të drejtat e shqiptarëve në të gjitha mekanizmat Europian por edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së .Zgjedhjet e 8 qershorit ishin që nuk u pritë vetëm nga Kosovarët por edhe nga shqiptarët në Malë të Zi  veçmas nga  Medvegja , Bujanoci dhe Presheva . Nga këto zgjedhje pritet që Kosova të pranohe në Këshillin e Sigurimit të OKB  dhe në të gjitha mekanizmat tjerë Europian .