Home Aktuale Pyetje skandaloze në testet eksterne, fyerje dhe imazhe negative ndaj shqiptarëve

Pyetje skandaloze në testet eksterne, fyerje dhe imazhe negative ndaj shqiptarëve

156
0
SHARE

Në testet eksterne për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoni janë me dhjetëra pyetje skandaloze dhe që shfaqin një racizëm ekstrem dhe ofendime ndaj shqiptarëve.  Kjo po ndodhë kur tani është një ministër shqiptar i arsimit. 

Në një nga pyetjet që janë shpërndarë në rrjetet sociale nga gazetari Isuf Kadriu shihet qartë kjo qasje, ku shfaqet një pasqyrë dhe shembull pozitiv për një veprim të një nxënësit maqedonas, dhe një imazh dhe veprim negative dhe kriminal për një nxënës shqiptarë.

Ja edhe pyetjet:

Shoket e Agimit vjedhin ditarin kurse Mirko dhe Sllavko debatojne per shkence!

Tomçe eshte nxenesi me i mire ne klase, kurse Agimin prinderit nuk e lejojne te shkoje ne shkolle pasi duhet te kujdeset per lopet.!

Këto janë pjesë nga pyetjet e  testimit ekstern në lëndën e Edukimit Qytetar.

“Racizem Ekstern ne lenden e “Edukimit Qyetar”!”, ka shkruar gazetari Isuf Kadriu.

Nga ana tjetër, këto pyetje skandaloze kanë bërë bujë në rrjetet sociale dhe se kërkohet përgjegjësi nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi. (INA)