Home Aktuale PVD: Zvoglimi i mjeteve të KNSH akt diskriminues

PVD: Zvoglimi i mjeteve të KNSH akt diskriminues

35
0
SHARE

Partia për Veprim Demokratik, dega në Bujanoc ka reaguar ndaj masave diskriminues që po ndërmerren nga qeveria e Serbisë për zvogëlim të buxhetit të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Në reagim thuht:

Është brengosës fakti se këto masa diskriminuese po ndërmerren nga partitë të cilët edhe me kryetarin e komunës së Bujanocit edhe me kryetarin e KKSH-së, Jonuz Musliu, janë në koalicion lokal. Në radhë të parë këta dy kanë për obligim që nga partnerët e vet lokal të SNS dhe SPS të kërkojnë angazhim për përmirësimin e këtyre masave diskriminuese.

Serbia vazhdon edhe më tej me ndërmarrjen e masave për degradimin e pozitës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për punën e Këshillave Nacionale, sipas të cilit, Këshilli nacional shqiptar do të ketë, për këtë vit, 740 mijë dinarë më pak se vitin e kaluar është diskriminues.

Zvogëlimi i mjeteve vjen si pasojë e përdorimit të statistikave jo të plota të regjistrimit të popullatës në vitin 2011. Sipas këtyre statistikave, ministria në fjalë financon KNSH-në për vetëm 5800 banorë shqiptarë, që do të thotë se injoron pjesën më të madhe të shqiptarëve, duke mos njohur ata realisht. Një financim i këtillë i përgjysmuar, diskriminon shqiptarët e këtij rajoni dhe është i bazuar në frymën e përgjithshme antishqiptare që po mbretëron në Serbi.

Kjo është edhe një tregues i qartë i mendjelehtësisë shqiptare, të cilët, vërejtjet e PVD-së dhe sugjerimin e saj për bojkot të zgjedhjeve të KNSH-së e mbështettë në këto akte diskiminuese, e kritikojshin me faktin se “nuk kuptojmë se çfarë dallimi ka nëse KNSH ka 29 e çfarë ka nëse do të ketë vetëm 15 këshilltarë”.

Aq më tepër është brengosës fakti se këto masa diskriminuese po ndërmerren nga partitë të cilët edhe me kryetarin e komunës së Bujanocit edhe me kryetarin e KKSH-së, Jonuz Musliu, janë në koalicion lokal. Në radhë të parë këta dy kanë për obligim që nga partnerët e vet lokal të SNS dhe SPS të kërkojnë angazhim për përmirësimin e këtyre masave diskriminuese.

Kushedi, ndoshta nuk do të reagojnë sipas asaj të Jonuzit “tërhiq e mos e këput”.