Home Aktuale PVD vendos për zgjedhjet e KNSH-së

PVD vendos për zgjedhjet e KNSH-së

602
0
SHARE

Partia për Veprim Demokratik, në mbledhjen e kuvendit të përgjithshëm, ka vendosur të marrë pjesë për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar, të parapara për 26 tetor.

Në kuvendin e mbajtur në Preshevë, PVD, ka vendosur për pjesëmarrje në zgjedhjet për KKSH.

E brengosur për imponimin e logjikës se në Serbi jetojnë vetëm 5 mijë shqiptarë, PVD, jo vetëm që vet do t’i drejtohet insitucioneve ndërkombëtare në Bruksel, Strazbur dhe Gjenevë, por ajo do të inicojë nënshkrimin e një peticioni gjithëqytetar, me të cilin do të kërkohet angazhimi i tyre për përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë.

Në këtë aspekt, PVD pret që ideja e peticionit të përkrahet edhe nga subjektet tjera politike.