Home Aktuale PVD uron fituesin e zgjedhjeve dhe të gjitha Listat garuese për rezultatin...

PVD uron fituesin e zgjedhjeve dhe të gjitha Listat garuese për rezultatin e arritur në zgjedhjet 21 qershorit

111
0
SHARE

Të nderuar qytetarë,

Faleminderit për maturinë e pjekurinë e treguar dje e për besimin e dhënë që PVD të ketë 8 këshilltarë në Kuvendin komunal të Bujanocit.

Rezultatet e dala nga zgjedhjet e djeshme tregojnë se PVD ka arritur të ruaj votat e saja bazë, anëtarësinë e sajë të zakonshme dhe përkrahjen e tyre të jashtëzakonshme.

Faleminderit çdo aktivisti e anëtari, çdo përkrahësi e votuesi për angazhimin, përpjekjen dhe votimin.

Faleminderit edhe gjithë atyre që pavarsisht bindjeve politike lokale, zgjodhën ta votojnë Listën e përbashkët për zgjedhjet parlamentare dhe nuk i ndëgjuan thirrjet që të njejtat t’i pengojnë.

Ne do të vazhdojmë të angazhohemi e të punojmë për të mirën e përgjithshme.

Në të njejtën kohë urojmë fituesin e zgjedhjeve dhe të gjitha Listat garuese për rezultatin e arritur dje.