Home Aktuale PVD: Telegram ngushllimi Presidentit dhe Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë

PVD: Telegram ngushllimi Presidentit dhe Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë

77
0
SHARE

Të dhimbshme po aq edhe trishtuese pamjet të cilat sot pamë në ekranet televizive nga termeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë, gjegjësisht rrethin e Durrësit.

Termetet e mëdha sot në Shqipëri dridhën thellë zemrat e Shqiptarëve të Luginës. Në pamundësi për të ndihmuar drejtpërdrejtë në këtë tragjedi që po përjetojnë vëllezërit tanë në Shqipëri, Shqiptarët e Luginës sot janë me mendjet dhe zemrat e tyre atje.

Ajo që ne sot nga Lugina mund të bëjmë, është që të lutemi që në kronikat e lajmeve të ditës mos të dëgjojmë për dhimbje më të mëdha se sa ato që i dëgjuam në mëngjesin e hershëm.

Sikur që gjithmonë historikisht e tërë qenia jonë ka qenë e lidhur me çdo ngjarje në Shqipëri, kjo e sotmja pa asnjë diskutim na lidh përveç kombëtarisht, edhe njerëzisht.

Andaj sot, familjarëve të viktimave u shpreh ngushëllime të thella, kurse të mbijetuarve që pësuan lëndime u uroj shërim sa më të shpejtë.

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik
Shaip Kamberi