Home Aktuale PVD siguroi pjesëmarrjen në zgjedhjet serbe

PVD siguroi pjesëmarrjen në zgjedhjet serbe

163
0
SHARE

Partia për Veprim Demokratik (PVD) në Luginën e Preshevës sot ka grumbulluar 10 mijë nënshkrimet e nevojshme të qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi dhe se me këtë kjo parti dorëzoi Listën zgjedhore pranë Komisionit zgjedhor Republikan.

Nga ana tjetër të gjitha partitë e tjera politike shqiptare në këtë rajon do të bojkotojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 16 mars. Anëtari i kryesisë së PVD-së, Nader Sadiku theksoi se bartës i listës sërish është Riza Halimi, ndërsa i dyti Shaip Kamberi, kryetari i degës së kësaj partie në Bujanoc.

LEAVE A REPLY