Home Aktuale PVD në Bujanoc: Driton Rexhepin emëron për kryetar të Komunës, Enver Ramadanin...

PVD në Bujanoc: Driton Rexhepin emëron për kryetar të Komunës, Enver Ramadanin për kryetar Kuvendi

597
0
SHARE

Kuvendi i Degës së PVD-së në Bujanoc, në mbledhjen e mbajtur sot, ka emëruar Driton Rexhepin kandidat për kryetar të Komunës së Bujanocit dhe Enver Ramadanin kandidat për kryetar Kuvendi.

Driton Rexhepi kandidatë për kryetar komune,  duke falënderuar kuvendarët për besimin e dhënë, theksoi se kjo për mua paraqet një përgjegjësi plotësuese rreth angazhimit të  i prijë institucionit e  të parit të komunës.

” Unë sot ngarkohem me përgjegjësi plotësuese duke patur parasysh rrethanat në të cilët ndodhen, zhvillimet e përgjithëshme jo vetëm në Bujanoc por edhe rajon”.

” Jam i vetëdijshëm për sfidat që na presin, kjo për mua paraqet një përgjegjësi plotësuese rreth angazhimit të i prij institucionit të  e parit të komunës”theksoi mes tjerash Rexhepi.

Enver Ramadani kandidat për kryetar të kuvendit të Bujanocit tha se bashkërisht me kandidatin për kryetar të komunës së Bujanocit dhe me anëtarët e PVD-së të ia dalim sfidave që po na presin.

“Unë kam konsideruar që  të bashkërëndohemi  dhe të bashkëveprojmë  me të gjithë anëtarët e PVD-së, njëkohësisht  me Dritonin të nominuarin për kryetar komune dhe besoj që bashkarisht mund të ia dalim sfidave që po na presin” është shprehur Ramadani.

E kryetari i PVD-së Shaip Kamberi theksoi se  procesi përgaditor ka sjell dy kandidat të cilët me numrin e mjatueshëm të nënshkrimeve të kuvendarëve  janë numinuar dy kandidat  të degës së PVD-së në Bujanoc për kryetar komune .

Ndërkohë pas bisedave  dhe  shqyrtimit të situatës së përgjithshme kemi vendos  të dalim me një  kandidat  për kryetar komune e ky është Driton Rexhepi e kandidati tjetër  për kryetar  kuvendi e ky është Enver Ramadani.

“Është fjala për dy kandidatë të rinjë të cilët me angazhimin  e vet  në PVD kanë dëshmu se meritojnë përkrahjen e kuvendarëve  të cilëve sot ia ka dhënë besimin”.

” Është me rëndësi të theksoi se ky është proces i vetëm që po realizohet në strukturat e PVD-së   në Luginë të Preshevës,   që në suaza po thehen shampllonet 18 vjeçare të paraqitjes së dy kandidatëve krejtësisht të ri që deri tash nuk kanë qenë pjesë e kandidaturave për kryetar komune apo kryetar kuvendi, është një proces domokratik i cili mund të realizohet vetëm në PVD” është shprehur Shaip Kamberi./Lugina Press/