Home Aktuale PVD mban tubim në Samolicë dhe Bilaç

PVD mban tubim në Samolicë dhe Bilaç

42
0
SHARE

Partia për  Veprim  Demokratik  ka mbajtur takim  me qytetarët e Samolicës  dhe Bilaçit për  zgjedhjet  për Këshillin Nacional.

   Ragmi Mustafa, kandidat për kryetar të KNSH-së nga  lista e PVD-së  duke ju drejtuar të pranishmëve në fshatin Samolicë, theksoi se institucioni i Këshillin Nacional të shqiptaqrëve është një mekanizëm shumë I rëndësishëm për të mbrojtur identitetin tonë kombëtarë.

Mustafa duke folur për rëndësinë e sigurimit të teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë, nuk e la pa e përmendur edhe problematikën e nostrifikimit të diplomave nga Republika e Kosovës, duke shtuar se Këshilli nacional në të ardhmen duhet të angazhohet maksimalisht  në këtë fushë.

 

Këshilltari i Partisë për Veprim Demokratik nga fshati Samolicë, Gafurr Fazliu, faleminderoi qeverisjen locale të udhëhequr nga Shaip Kamberi për punët e kryera në fshatin Samolicë duke e vecuar donacionin nga Qeveria e Republikës së Kosovës për renovimin e Shkollës në këtë fshat dhe ftoi të gjithë të pranishmit që me 4 nëntor të votojnë numrin 3.

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, shprehi përkrahjen e tij të plotë për listën e kandidatëve të PVD-së për këto zgjedhje, duke I cilësuar ata si më të mirët. Ai potencoi se puna e parë të cilën duhet ta bëjë udhëheqësia e ardhshme e KNSH-së ëshë rikthimi iinteresimit të ndërkombëtarëve për cështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.