Perditesimet e fundit Dhjetor 5th, 2019 6:05 PM
Shk 17, 2015 Lugina Press LAJME, nga Vendi Komentet te PVD: Materniteti prej 150 milion dinarësh vazhdon të jetë i mbyllur Janë të Mbyllura
Partia për Veprim Demokratik (PVD), pas debatit të mbajtur dit më parë në sallën e Kuvendit Komunal të Preshevës, ka dalur me një komunikatë për media ku ka shprehur shqetësimin për mos hapjen e maternitetit në Preshevë .
Në komunikatë thuhet:
Me organizim të zyrës së deputetit popullorë të premten më 13.02.2015 në sallën e Kuvendit Komunal u mbajt debat publik në temën “Gjendja aktuale e shëndetësisë në komunën tonë, me theks të veçant në maternitetin e Preshevës”, në të cilin morrën pjesë një numër i konsiderueshëm i mjekëve të Preshevës e Bujanocit, anëtarë të Shoqatës së mjekëve të Luginës, këshilltarë të Kuvendit Komunal të Preshevës, si dhe të interesuar të tjerë për këtë temë të rëndësishme.
Krejt në fillim debatin e hapi deputeti popullorë me ç`rast i falënderoi të pranishmit duke elaboruar raportet me pushtetin lokal dhe mospërfilljen e kërkesës së deputetit nga pushteti lokal i Preshevës për hapjen e zyres së deputetit në kuadër të hapësirave të objektit komunal. Përveç tjerash deputeti tregoi se debati mbi maternitetin po e hap një seri debatesh publike me të gjithë akterët që ndikojnë në gjendjen socio-ekonomike në komunën e Preshevës duke paralajmëruar debatin pasues në lidhje me gjendjen e arsimit para se të fillojnë procedurat kuvendore për ligjin e ri për tekstet mësimore. Gjithashtu deputeti Halimi shprehi keqardhjen për mospjesmarrje në debat të personave përgjegjës për gjendjen e shëndetësisë në komunë të Preshevës si drejtorit dhe zv.drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit, kryetarit të Kuvendit, kryetarit dhe zv.kryetarit të Komunës.
Në këtë debat u diskutua për situatën paradoksale të krijuar lidhur me maternitetin e Preshevës, i cili edhe pas investimeve prej 150 milion dinarë, vazhdon të jetë i mbyllur. Po vazhdon të mos punojë ky institucion shumë i rëndësishëm shëndetësorë edhe 25 vite pas mbylljes, edhepse rikonstruimi shumë i kushtueshëm i objektit është kryer qysh në korrik të vitit 2013, kurse pajisjet në lartësi prej 250.000 euro u siguruan nga Delegacioni i Unionit Evropian në fund të janarit 2014.
Me këtë rast u rikujtua se në solemnitetin e inaugurimit të objektit të maternitetit dhe kompletimit të pajisjeve, ishte caktuar 1 prilli i vitit 2014 si datë e fillimit të punës së maternitetit, ndërsa në korrik të vitit të kaluar inspeksioni shëndetësorë kishte dhënë lejen përkatëse të punës. Andaj edhe ministri i shëndetësisë në përgjigjen me shkrim që i kishte dhënë deputetit konfirmonte atëherë se janë plotësuar të gjitha kushtet, madje se Shtëpia e Shëndetit në Preshevë disponon edhe me kuadër adekuat për të filluar punën materniteti.
Mirëpo, mjerisht edhe gjashtë muaj pas kësaj deklarate të ministrit materniteti i kompletuar po mbetet i mbyllur!
Në debat u paraqitën probleme shumë të rënda me të cilat ballafaqohen shtëpitë e shëndetit në Preshevë e Bujanoc si në aspekt material e posaçërisht u potencua mungesa e pajisjeve të domosdoshme shëndetësore. Gjithashtu u theksua redukimi i veprimtarisë shëndetësore në këto shtëpi të shëndetit, siç janë mbyllja e shërbimit higjeniko – epidemiologjik, por edhe eliminimi i punës së specialistëve të kirurgjisë orale dhe protetikës. Me shqetësim u konstatua se edhe shërbimet ekzistuese për shkak të amortizimit të pajisjeve të domosdoshme, i kanë të limituara skajshmërisht mundësitë për t’i ofruar shërbimet përkatëse shëndetësore pacientëve.
Gjatë diskutimit gjithashtu u konstatua se objekti i ri i ndërtuar në shpejtësi për nevojat e praksës së përgjithshme, nuk i plotëson standardet minimale shëndetësore.
Në përfundim të debatit u vendos që Shoqata e mjekëve të Luginës të përpiloj një dokument gjithëpërfshirës të problematikës së diskutuar me të cilin do të njoftohet Ministria e shëndetësisë. Ndërsa nga pushteti lokal të kërkohet seancë e jashtëzakonshme, në të cilën me pjesëmarrje të përfaqësuesëve të Ministrisë së shëndetësisë të shqyrtohet problemi i Maternitetit dhe gjendja aktuale shëndetësore në komunë të Preshevës. Në rast të mospërfilljes së këtyre kërkesave nuk u përjashtua edhe varianti i organizimit të peticionit të qytetarëve lidhur me këtë problematikë.
happy wheelsDhj 05, 2019 Komentet te Kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi ka marrë pjesë në Odën Ekonomike në Slloveni Janë të Mbyllura
Dhj 05, 2019 Komentet te Në “Ditën Ndërkombëtare të Vollentarizmit” 5 Dhjetori – Mesazh kundër gjuhës së urrejtjes nga rinjët e Komunës së Bujanocit. Janë të Mbyllura
Nën 30, 2019 Komentet te Pranga dhe për flamurin kombëtar shqiptar në gjysmështizë në Luginë Janë të Mbyllura
Dhj 05, 2019 Komentet te Kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi ka marrë pjesë në Odën Ekonomike në Slloveni Janë të Mbyllura
Dhj 05, 2019 Komentet te Në “Ditën Ndërkombëtare të Vollentarizmit” 5 Dhjetori – Mesazh kundër gjuhës së urrejtjes nga rinjët e Komunës së Bujanocit. Janë të Mbyllura
Nën 30, 2019 Komentet te Pranga dhe për flamurin kombëtar shqiptar në gjysmështizë në Luginë Janë të Mbyllura
Nën 30, 2019 Komentet te Pranga dhe për flamurin kombëtar shqiptar në gjysmështizë në Luginë Janë të Mbyllura
Nën 23, 2019 Komentet te KOHË E RE PËR LUGINËN: Nga Valon GASHI Janë të Mbyllura
Tet 04, 2019 Komentet te Ternava: Çdo shqiptar i Lugines që jeton në Kosovë të pajiset me pasaportë Janë të Mbyllura
Qer 12, 2019 Komentet te Zairi: Me forcat e përbashkëta mund të arrijmë suksese të mëdha Janë të Mbyllura
Maj 18, 2019 Komentet te Aktori i vogël gjilanas që po shkëlqen në kinematografinë europiane Janë të Mbyllura
Pri 30, 2019 Komentet te Artim Shaqiri njëri ndër futbollistët e mirënjohur shqiptar në Maqedoni(Video) Janë të Mbyllura