Home Aktuale PVD hapë fushatën parazgjedhore në Preshevë

PVD hapë fushatën parazgjedhore në Preshevë

117
0
SHARE

Partia për Veprim Demokratik ka hapur zyrtarisht mbrëmë në Preshevë fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme lokale që do të mbahen më 24 dhjetor të këtij viti.

Riza Halimi, kryetar i PVD-së theksoi se ky tubim i sontëm me  këtë prani të simpatizantëve besoj se është paralajmërim i fitores tonë. Halimi po ashtu tha se PVD  ka kandidatin më të përgatitur për kryetar komune.

Shaip Kamberi tha se është gjithmonë kënaqësi kur  në tubimet promovuese PVD reflekton energji pozitive,   reflekton edhe kandidat më të mirë që i ka. Në këtë rast me kanditdatin më të mirë që ka Presheva siç është Ardita Sinani  reflekton për të ardhmen e Preshevës, reflekton edhe për të ardhmen e Luginës së Preshevës.

Ardita Sinani duke falënderuar të pranishimit tha se kjo masë dhe ky entuziazëm sonte po më rikthen në kohën kur PVD ishte lëvizje kombëtare jo vetëm në Preshevë e Luginë por edhe në diasporë.

Zgjedhjete  parakohshme lokale  në Preshevë do të mbahen më 24 Dhjeto të këtij viti./Lugina Press/