Home Aktuale PVD formon listën prijnë Riza Halimi dhe Shaip Kamberi

PVD formon listën prijnë Riza Halimi dhe Shaip Kamberi

186
0
SHARE

Kryesia e Partisë për Veprim Demokratik në mbledhjen e sotshme ka vendosur që  në zgjedhjet parlamentare të 16 marsit të paraqitet me listën e dhjetë kandidatëve për deputet.

Partia  për  Veprim Demokratik, ka vendosur që për dy vendet e para të kandidoj dy udhëheqësit e  saj, Riza Halimin-Kryetar dhe Shaip Kamberin-Nënkryetar.

Me këtë rast kryesia e vlerësoi që për hirë të kontinuitetit, pjesën e mandatit deri në fund të këtij viti ta ushtrojë Riza Halimi, ndërsa pjesën tjetër Shaip Kamberi.

Partia  për  Veprim Demokratik, listën e vet për deputet do ta dorëzoj në komisionin zgjedhor të premten e 28 shkurtit.

Njëkohësisht, kryesia e PVD-së falënderon të gjithë përkrahësit e vet dhe qytetarët tjerë për mbështetjen që I dhanë listës zgjedhore të PVD-së, që nga shpallja e zgjedhjeve parlamentare, thueht në komunikatën e  PVD-së të firmosur nga Riza HALIMI – Kryetar

 

LEAVE A REPLY