Home Aktuale PVD do të merr pjesë në zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar

PVD do të merr pjesë në zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar

11
0
SHARE

DEKLARATË E KRYESISË SË PVD – së

Kryesia e përgjithshme e Partisë për Veprim Demokratik pas analizës së detajuar të situatës së ndërlikuar politike, vendosi që PVD të merr pjesë në zgjedhjet e 4 nëntorit për përbërjen e Këshillit nacional të Shqiptarëve.

Me këtë rast u vlersua se në kuadër të politikës proaktive të PVD – së është e domosdoshme pjesëmarrja në këto zgjedhje, edhepse po zhvillohen në kushte të rënda diskriminuese kur Qeveria serbe edhe në rrethana të vlerësimit të paraqitur nga Komisioni ndërkombëtarë po vazhdon politikën degraduese ndaj Shqiptarëve duke manipuluar me shifrën prej vetëm 5.800 Shqiptarëve në Serbi!

Kryesia e përgjithshme e Partisë për Veprim Demokratik fton me këtë rast elektoratin e vet në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që me pjesëmarrje aktive në këto zgjedhje t’a ndalojnë realizimin e projektit të mbrapshtë të Qeverisë serbe për defaktorizimin e skajshëm të Shqiptarëve në Serbi, e posaçërisht në Luginë të Preshevës në kohën kur po pretendohet të arrihet marrëveshja definitive në mes të Kosovës e Serbisë.

Në këtë mbledhje u vendos që Kuvendi zgjedhor i Partisë për Veprim Demokratik të mbahet me 6 tetor 2018.

Preshevë, 26.09.2018