Home Aktuale PVD dënon ashpër sulmin fizik ndaj u.d. të kryetarit të komunës së...

PVD dënon ashpër sulmin fizik ndaj u.d. të kryetarit të komunës së Medvegjës Florim Sahiti

51
0
SHARE

Medvegjë 13 janar – Dega e Partisë për Veprim Demokratik në Medvegjë nëpërmes një komunikate për opinion ka dënuar ashpër sulmin e djeshëm fizik ndaj ushtruesit të detyrës së kryetarit të komunës së Medvegjës, Florim Sahiti.

“Me këtë rast dega e Partisë për Veprim Demokratik ashpër dënon këtë akt barbar, të shëmtuar dhe fton të gjithë qytetarët shqiptarë të qëndrojnë të qetë në këto momente të vështira për popullatën tonë dhe të mos bien pre e provokimeve të këtyre grupacioneve të rrugës, huliganëve të cilët si duket nuk ia duan të mirën vendit të vetë por aq më pak shqiptarëve”, ndër të tjera shkruan në komunikatë.

 

komunikata_e_pvd-se