Home Aktuale Putini vajtoj për Beogradin, nuk tregoi respekt për shqiptarët (VIDEO)

Putini vajtoj për Beogradin, nuk tregoi respekt për shqiptarët (VIDEO)

73
0
SHARE

Shumë media në Kosovë e publikuan lajmin se presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë fjalimit të tij para nënshkrimit të aneksimit të rajonit ukrainas të Krimesë, foli me respekt për shqiptarët.

E vërteta qëndron krejt ndryshe, pasi gjatë gjithë fjalimit, presidenti rus nuk tregoi kurrfarë respekti për shqiptarët.

Përkundrazi, lideri rus gjatë një pjese të konsiderueshme të fjalimit e përdori tragjedinë e shqiptarëve të Kosovës për të arsyetuar vendosjen e sovranitetit rus mbi Krimenë.

Përkthimi:

“Gjithashtu banorët e Krimesë e përdorën Kosovën si precedent. Partnerët tanë perëndimor e kanë krijuar këtë precedent me duart e veta. Një situatë kjo tërësisht e njejtë me situatën në Krime. Ata e njohën Kosovën dhe ata treguan se në fakt nuk të duhet leja nga autoritetet qëndrore për të deklaruar vendin tuaj si shtet Sovran. Kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë u pajtua me këtë në Opinionin e saj Këshilldhënës ka thënë edhe këtë që po e citoj: ‘Nuk ka ndalim të deklarimit të njëanshëm të pavaarësisë dhe nuk ka asnjë dokument që thotë se Këshilli i Sigurimit ka një precedent për këtë. Ligji ndërkombëtar nuk ka ndalesa në përgjithësi për shpalljen e pavarësisë në mënyrë të njëanshme.

Pra është shumë e qartë. Unë nuk citoj shpesh dokumente të tjera, por po e bëj edhe një citim tjetër. Fjala është për një memorandum të shkruar nga SHBA-të, dokument që daton nga viti 2009: ‘Deklarimi i pavarësisë mund të ndodhë duke e shkelur legjislacionin vendës. Por, kjo nuk do të thotë se bëhet fjalë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare’.

Pra, ata vet i kanë shkruar memorandumet dhe e kanë përdorur këtë. Ata ju kanë bërë presion të gjithëve që ta njohin Kosovën dhe tani nuk pajtohen. Pse”, pyet Putini.

Përpos kësaj, Vladimir Putin derisa e akuzonte perëndimin për standarde të dyfishta, tekstualisht tha se ai nuk mund t’i besonte syve të tij si ka mundësi që Beogradi bombardohej gjatë fundit të viteve të 90-ta.

LEAVE A REPLY