Home LAJME Putin shijon lavdinë e pushtimeve

Putin shijon lavdinë e pushtimeve

59
0
SHARE

Vladimir Putin po shijon lavdinë e zaptimeve territoriale dhe nivelin më të lartë të popullaritetit në vend që prej zgjedhjes president dy vjet më parë. 

Por do te bente mire te merrte ca kohe per te pare nese themelet e fuqise ruse janë vërtet aq të palëkundura sa ç`pretendon. Si akt i një vetësigurie gjeopolitike, marrja e Krimesë duhet të përçonte një mesazh të qarte pushteti.

Por reagimi negativ i tregjeve financiare dhe sanksionet perendimore qe e pasuan, kane nxjerre ne pah dobesite ekzistuese ekonomike te Rusise ne nje menyre qe ngre seriozisht pikepyetje mbi aftesine e saj per ta ruajtur pozicionin e vet te ri.

Rivitalizimi i pozitave te Moskes ne rrafshin nderkombetar gjate dy mandateve te para te Putinit, ishte ne mase te madhe, pasoje e rimekembjes se shpejte ekonomike te vendit ne vitet e para post-kolapsit te Bashkimit Sovjektik.

Bumi i resurseve ne periudhen 2000-2008 solli nje shtim te jashtezakonshem te fitimit nga eksportet e nje nivel mesatar te rritjes ekonomike prej 7 perqind. Deri ne 2006-ten, Rusia kishte shlryer borxhet e saj e po mbante shenim hyrjet neto te kapitalit.

Por kufizimet e modelit te biznesit qe Putin promovoi, kishin nisur te shfaqeshin qe perpara fillesave te krizes globale ne 2008-ten. nje nderthurje e luftes ne gjeorgji dhe kercenimet e putinit ndaj kompanise rivale te celikut Mechel cuan drejt nje rrjedhjeje ne shkalle te gjere te atij kapitali qe kishte hyre ne vend aq lehtesisht, e nje tkurrje te ndjeshme te rritjes.

E gjithe kjo u perkthye shpejt ne nje recesion te thelle, te ushqyer edhe nga renia pikiate e çmimeve te international Commodity, qe i goditen drejt e ne zemer fitimet aq te bollshme nga eksportet. Kuotimi i larte i naftes dhe gazit e ndihmoi stabilizimin e rritjes se ekonomise, por jo aq sa te mberrinte nivelet perpara krizes.

Vitin e kaluar, nuk u shenua dot nje perqindje me e madhe se 1,3. stanjacioni rus tani kercenon te kthehet ne recesion dy here me te ashper, thote CNN; parashikimet e rritjes jane tkurrur serish per shkak te ngerçit ne Ukraine.

Ekonomia ruse u kontraktuar ne tremujorin e pare te 2014-tes, e si per ta perkeqesuar situaten akoma me shume, kercenimi i sanksioneve te reja e ka shnderruar vendin ne nje rrezik madhor per investimet tamam atehere kur terheqja e kapitalit dhe teknlogjise se huaj i nevojitet me shume se kurre per te permiresuar infrastrukturen e per te krijuar nje baze me te gjere te rritjes ekonomike.