Home Aktuale Pushojnë të shtënat për mometin në Kumanovë

Pushojnë të shtënat për mometin në Kumanovë

59
0
SHARE

Nga disa shtëpi po shfaqet tymi dhe zjarri në lagjen e banuar me shqiptarë në Kumanovë.

Bëhet e ditur për dy tre shtëpi nga ku po del tymi dhe raportohet për dëme të mëdha edhe në shtëpi tjera, informon INA.

Policia nëpër këtë lagje të njohur si Lagja e Trimave përmes megafonit po bën thirrje që qytetarët të mos dalin rrugëve. Nga rrjetet sociale informohet për të dhëna të ndryshme që nuk janë zyrtare.

Policia po vazhdon të jetë e pranishme me forca të mëdha në Kumanovë.

Nuk po lejohen ekipet e gazetarëve të hyjnë në këtë zonë.

Po ashtu banorët theksojnë se shtëpitë e tyre janë dëmtuar nga plumbat dhe se ata janë strehuar në ambiente më të sigurta. (INA)

07:30 – Të shtënat sporadike vazhdojnë

Nga informacionet e fundit për INA bëhet e ditur se janë ndaluar të shtënat e fuqishme në Kumanovë, por ka disa të shtëna sporadike.

Banorë të lagjes së njohur të “Trimave” ku janë koncentruar forcat e mëdha policore deklaruan për INA se për momentin janë ndaluar të shtënat, por vazhdon prania e shtuar policore.

Mbi qiellin e qytetit, sidomos në këtë pjesë po fluturojnë helikopterë ushtarak dhe të policisë. (INA)

06:00 – Kumanovë, banorët informojnë për përleshje e armatosur

Kumanovë, banorët informojnë për përleshje e armatosur

(Update) Nga informacionet e fundit për INA nga banorë lokal bëhet e ditur se ka përleshje të armatosur mes forcave policore dhe një grupi të armatosur. (FOTO/VIDEO)

Të shtënat janë sporadike gjatë orëve të fundit dhe se nuk akoma nuk ka asnjë hollësi zyrtare.

Nga pamjet në lagjen e njohur të “Trimave” apo rrugën “Tode Mendol” kryesisht të banuar me shqiptarë, janë të locuar krismat dhe operacioni.

Në disa shtëpi shihet edhe tymi dhe krisma të fuqishme.

Vazhdojnë të shtënat e fuqishme të armëve të llojeve të ndryshme në Kumanovë.

Siç bëhet e ditur nga INA të shtënat ndëgjohen në pjesën e qytetit mbi tregun, gjegjësisht në Lagjen e njohur të Trimave në Kumanovë.

Në këtë zonë ka forca të mëdha policore, që nuk lejojnë lëvizjen në drejtim të kësaj lagjeje.
Në Spitalin e Qytetit janë dëgjuar sirenat e autoambulancave dhe se nga shërbimi emergjent nuk japin hollësi.

Por nga ana tjetër, banorët pranë kësaj lagje dyshojnë edhe në persona të plagosur, por deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.

Deri tani nuk ka asnjë hollësi zyrtare lidhur me këtë aksion të gjërë në këtë pjesë të qytetit. (INA)

 

 (INA)

05:45 – Të shtëna armësh në Kumanovë, forca të mëdha policore

Të shtënat po dëgjohen për rreth gjysmë ore nga ora 05.00 e mëngjesit, ndërsa nuk jepet asnjë hollësi zyrtare mbi këtë ngjarje që po shqetëson banorët.

Banorët e disa lagjeve informojnë për të shtënat e fuqishme, ndërsa kjo bëhet e ditur edhe përmes postimeve në rrjetet sociale.

Përveç krismave të armëve të ndryshme, edhe helikopterë lëvizin mbi qytet. Autoritetet zyrtare nuk japin asnjë informacion mbi ngjarjen, ndërsa nuk ka hollësi edhe nga mediat e tjera. (INA)