Perditesimet e fundit Dhjetor 5th, 2019 6:05 PM
Shk 02, 2015 Lugina Press EKONOMI Komentet te Punëtorët e kompanive të mëdha ikin në Hungari Janë të Mbyllura
Kosova nuk po zbrazet nga fukarenjtë. As nga dembelët. Pjesa më e madhe e të ikurve janë punëtorë, madje shumë nga ta kanë të ardhura mbi pagën mesatare në vend. Fatin e njëjtë me shumë kompani e ka ETC, të cilës i kanë ikur punëtorë prej qendrave të ndryshme të shitjes nëpër vend.
Kjo e ka brengosur edhe njërin nga biznesmenët më të mëdhenj në vend, Ramin Kelmendin. “Po, ka ikje. Më e keqja është që po na ikin profesionistët. Po na ikin ata me zanate, me përvoje pune. Na duhet kohë t’i krijojmë ata”, tha Kelmendi.
Me pasoja edhe më të mëdha po ballafaqohet ndërmarrja Europlast. Kësaj i kanë ikur deri tash 6 punëtorë. “Se kanë lënë për rroga. Ato i kanë marrë me rregull nga viti 2006. Ata kanë ikur për kushte ma të mira”, tha Ragip Berisha, pronar i ndërmarrjes që para disa javësh kishte 36 punëtor, por ky numër është tkurrur.
“Çka kemi heqë në luftë dhe nuk e kemi lëshuar vendin. Me e leshu tash në vitin 2015 s’po di. Ndoshta iu bie më mirë”, shtoi Berisha.
Janë qindra kompani anekënd Kosovës që po u ikin punëtorët. Pagat relativisht të ulëta, sidomos në sektorin privat, nuk po mundësojnë ndonjë jetë komode. Shumë punëtorë janë në minimumin ekzistencial dhe po ikin për një jetë më të mirë. “Çka me ba, me këtë pagë, nuk jetohet. S’po më del paga as deri në fund të muajit. Po pagesat tjera. Një jetë e ka njeriu dhe atë duhet ta jetojë më dinjitetshëm”, tha Bashkimi, pa pranuar t’i përmendet mbiemri, teksa po ikte gjatë fundjavës.
E keqja e bizneseve është se ikja e popullatës e ka zvogëluar tregun dhe nuk kanë nevojë t’i zëvendësojnë punëtorët me të tjerët. Mallrat kanë mbetur në depo pa u shitur. “Kjo është keq për ne. Ka ra fuqia blerëse dhe s’kemi shitje. Rënia është shumë më e madhe gjatë dy javëve të fundit”, thotë Berisha i Europlastit.
Ai nuk mendon ta zëvendësojë asnjë punëtor me ndonjë të ri. “Jo, jo çfarë. Me këtë rënie ne na duhet ta largojmë edhe punëtorë tjerë”, thotë ai i shqetësuar.
Kriza ndihet në pjesën dërrmuese të kompanive kosovare, të cilat janë buze falimentimit. /Gazeta Fjala/
happy wheelsDhj 05, 2019 Komentet te Kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi ka marrë pjesë në Odën Ekonomike në Slloveni Janë të Mbyllura
Dhj 05, 2019 Komentet te Në “Ditën Ndërkombëtare të Vollentarizmit” 5 Dhjetori – Mesazh kundër gjuhës së urrejtjes nga rinjët e Komunës së Bujanocit. Janë të Mbyllura
Nën 30, 2019 Komentet te Pranga dhe për flamurin kombëtar shqiptar në gjysmështizë në Luginë Janë të Mbyllura
Mar 17, 2019 Komentet te Deutsche Bank dhe Commerzbank nisin bisedimet zyrtare për bashkim Janë të Mbyllura
Shk 10, 2019 Komentet te Gjermania shpall të jashtëligjshëm modelin e biznesit të Facebookut Janë të Mbyllura
Mar 01, 2016 Komentet te Eurozona në deflacion të lehtë nga rënia e çmimeve Janë të Mbyllura
Nën 30, 2019 Komentet te Pranga dhe për flamurin kombëtar shqiptar në gjysmështizë në Luginë Janë të Mbyllura
Nën 23, 2019 Komentet te KOHË E RE PËR LUGINËN: Nga Valon GASHI Janë të Mbyllura
Tet 04, 2019 Komentet te Ternava: Çdo shqiptar i Lugines që jeton në Kosovë të pajiset me pasaportë Janë të Mbyllura
Qer 12, 2019 Komentet te Zairi: Me forcat e përbashkëta mund të arrijmë suksese të mëdha Janë të Mbyllura
Maj 18, 2019 Komentet te Aktori i vogël gjilanas që po shkëlqen në kinematografinë europiane Janë të Mbyllura
Pri 30, 2019 Komentet te Artim Shaqiri njëri ndër futbollistët e mirënjohur shqiptar në Maqedoni(Video) Janë të Mbyllura