Home Aktuale Punësimi, ‘mission impossible’

Punësimi, ‘mission impossible’

600
0
SHARE

Dy partitë më të mëdha, Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike, që kanë lidhur koalicion për ta udhëhequr qeverinë e ardhshme duhet ta kenë një shkop magjik për ta realizuar premtimin për vende pune.

Në bazë të parametrave ekonomikë, punësimi i 200 mijë njerëzve për dy mandate konsiderohet mision i pamundshëm nga njohësit e ekonomisë, por edhe nga vet përfaqësuesit e këtyre dy partive politike.

Profesori i ekonomisë Muhamet Sadiku, vlerëson se premtimet që i kanë këto dy parti janë jashtë logjikës ekonomike, sepse sipas tij, Kosova ka rritjen ekonomike më të vogël në rajon.
“Premtime që thotë populli nuk i kap lapsi, janë hy me premtime marramendëse dhe sidomos me uljen e papunësisë janë jashtë logjikës ekonomike. Papunësia është problem afatgjatë.

Kosova e ka nivelin më të ulët të zhvillimit ekonomik në Evropë. Bruto produktin për kokë banori 2500 euro, ndërsa vendet e BE-së mesatarja rreth 28 mijë euro dhe rritja ekonomike 3 për qind nuk ka gjasë që do të krijojë ndryshime. Vetëm rritja mbi 8 për qind mund të ketë ndryshime e duhura sociale në shoqëri”, tha Sadiku. /Tribuna/