Home SPORT PSG rrezikon sanksione nga UEFA

PSG rrezikon sanksione nga UEFA

45
0
SHARE

Paris Saint Germain rrezikon seriozisht të ndëshkohet rëndë nga UEFA për shkak të moszbatimit të rregullave të Fair – Playt financiar. Sipas një studimi të publikuar nga Sportmediaset, është pikërisht skuadra kampionë e Ligës së parë franceze që ka një bilanc negativ, që mund ta detyrojë qeverinë e futbollit euriopian të marrë masat ndëshkimore. Sigurisht që PSG, paraqet shembullim tipik të klubit që ka shpenzuar shuma marramendase duke krijuar një hendek të madh mes të ardhurave dhe shpenzimeve. Bilanci i PSG në dy vitet e fundit 2012 dhe 2013, duhet të jetë pozitiv I kushtëzuar nga shumat marramendëse të sponsorizimeve të Qatar Tourism Authority.

Kontrata 4-vjecare me këtë sponsor duhet të garantojnë 125 milionë deri 200 milionë euro në sezon në varësi të rezultateve, por në bazë të rregullave të UEFA-s, paratë që vijnë nëpërmjet sponsorizimeve nga shoqëritë tjera që kanë fuqi vendimarrëse në klub duhet të përfshihen te shpenzimet. Në kontekst, humbjet gjatë dy sezoneve të fundit, për shkak të blerjeve të shtrenjta, ku përfshihet ajo e Zllatan Ibrahimovic, Tiago Silvës apo Edison Kavanit, kapin shifrën e 200 milionë eurove, ndërsa që sipas UEFA, diferenca mes përfitimeve dhe shpenzimeve nuk duhet të shkojë më shumë se 45 milionë euro minsur, përndryshe, sanksionet do të jenë të pashmangshme. Në rastin e PSG, UEFA duhet ta përjashtojë nga Champions Ligë, kompeticioni ndërkombëtar ku ka marrë pjesë gjatë dy sezoneve të fundit. Por kjo vështirë të ndodhë.

Gjithsesi qeveria e futbollit europian mund të marrë sanskione të tjera, si mosdhënien e premiove  të përfituara nga pjesëmarrja në Champions, duke ua shpërndarë klubeve të tjera, bllokimin e merkatos së futbollistëve dhe mbi të gjitha kufizimin e numrit të lojtarëve që kluibi mund të regjistrojë në në kompeticionet e UEFa-s, duke përjashtuar futbollistët më të kushtueshëm, që rjedhimisht janë edhe më cilësorët. Pra, psg paraqet pikën kyce të realizimit të programit të UEFA-s, sa i përket zbatimit të normave të Fair Plait financiar.

 

LEAVE A REPLY