Home SHKENCË Pse njerëzit rrezikojnë më shumë të vdesin në ditët e tyre të...

Pse njerëzit rrezikojnë më shumë të vdesin në ditët e tyre të lindjes?

113
0
SHARE

​Njerëzit rrezikohen më shumë të humbasin jetën në ditët e lindjeve të tyre…

Sipas studimit të zhvilluar nga shkencëtarët e Universitetit të Zurihut, rreziku i vdekjes pikërisht në datën e lindjes është 14 % më i lartë se në ditët e tjera.

Duke analizuar rastet e vdekjeve mes viteve 1969 – 2008, shkencëtarët kanë parë se emocionet, stresi për shkak të ditëlindjes, krizat e zemrës rrisin më shumë rrezikun e vdekjes.

Ndërkohë që mundësia e humbjes së jetës në ditët e lindjes nga infarktet rritet me 18,6 % tek femrat, rreziku i vdekjes si pasojë e paralizës është më i madh duke arritur në 21,5 %.

Edhe tek meshkujt rreziku i vdekjes si pasojë e rrëzimeve apo aksidenteve rritet me 29 %. Arsyeja e kësaj rritjeje zakonisht lidhet me konsumin e alkoolit.

Shkencëtarë pohojnë se ditëlindjet përbëjnë ditë të mbushura me stres, veçanërisht për të moshuarit.//luginapress//