Home Aktuale Pronari i kompanisë “Solid” takim me drejtuesit e komunës së Preshevës

Pronari i kompanisë “Solid” takim me drejtuesit e komunës së Preshevës

145
0
SHARE

Pronari i kompanisë për prodhimin e këpucëve “Solid” nga Suhareka Shefket Kuqi ka qëndruar në komunën e Preshevës për të vazhduar më tej procedurën për hapjen e fabrikës së këpucëve në Preshevë.
Kuqi është takuar me kryetaren e komunës së Preshevës Ardita Sinani dhe kryetarin e Kuvendit komunal Sali Salihun.

Pronari i kompanisë “Solid” ka deklaruar se ka marrë përkrahje nga komuna e Preshevës për hapat e mëtutjeshëm dhe se së shpejti do të fillojnë edhe punimet e para për ta revitalizuar ish fabrikën “ÇIK” pasi aty nuk është punuar 10 vite.

Ky është takimi i parë zyrtar ndërmjet drejtuesve të ri të komunës së Preshevës dhe kompanisë Solid nga Suhareka.