Home Aktuale Promovohet libri “Bujanoci burim i trashëgimisë sonë kulturore dhe natyrore”(Video+Foto)

Promovohet libri “Bujanoci burim i trashëgimisë sonë kulturore dhe natyrore”(Video+Foto)

192
0
SHARE

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës sot në shtëpinë së kulturës në Bujanoc promovoi librin “Bujanoci, burim i trashëgimisë sonë kulturore dhe natyrore”.

20150305_122017

Në promovim e librit monografi për Bujanocin dhe pasuritë e tij të trashëgimisë kulturore dhe natyrore të pranishëm ishin historian, përfaqësues të pushtetit lokal të Bujanocit, historian , publicist, drejtor të shkollave fillore dhe dashamirë të librit.Fillmisht për rëndësinë e librit ka folur recensenti Dr. Veton Zejnullahu i cili deklaroi se nuk është punuar nga kabineti por libri është shkruar në ecje e sipër.

20150305_122109
Para të pranishmëve foli edhe  Bilall Maliqi i cili tha se autori në këtë libër ka si objekt trajtimin e trashëgimisë të trevave të Bujanocit e cila me dashje ose jo ka mbetur e patrajtuar.
Xhemaledin Salihu autori i librit deklaroi se ideja për këtë projekt filloi kur shoqata ka filluar regjistrimin e trashëgimisë kulturore në komunën e Bujanocit
Xhemaledin Salihi ka thënë se libri përfshinë objektet arkeologjike e sakrale të besimit islam, objektet sakrale të krishtera, objektet e banimit dhe ndërtesat ndihmëse, objektet publike, përmendoret, lapidarët, pllakat e tj .
Salihi ka falënderuar të gjithë ata që përkrahën botimin e librit duke përfshirë edhe ekipin realizues por ka folur edhe për kontrubuesin kryesor të këtij projekti, arkeologun Rexhep Kadriu nga Lluçani që autori e quan një enciklopedi për studimet arkeologjike.

Libri u vlerësua që ka një rëndësi të vaçant për qytetarët e këtij rajoni edhe nga historianët dhe njohësit e vlerave kulturore që ishin prezent në promovim./Lugina Press/

[youtube url=”   https://www.youtube.com/watch?v=d_jbjyyolv4&feature=youtu.be       ” width=”560″ height=”315″]