Home Aktuale “Promovimi i liderëve të rinj” seminari i radhës i Shoqatës Kulturore DITURIA

“Promovimi i liderëve të rinj” seminari i radhës i Shoqatës Kulturore DITURIA

255
0
SHARE

Në fundjavën e dytë të majit përkatësisht në datat 9 – 10 maj 2015, Shoqata Kulturore DITURIA organizoi seminarin “Promovimi i Liderëve të Rinj”. Seminari në fjalë u organizua në Durrës me pjesëmarrje të studentëve nga Lugina që studiojnë nëpër universitete të ndryshme si në Prishtinë, Shkup, Tiranë, Preshevë e Bujanoc.

Gjithashtu pjesë e këtij seminari ishin të përzgjedhur edhe 10 maturantë të shkollave të mesme nga Lugina e Preshevës. Seminari si eveniment kulturor e organizativ është vazhdimësi e shumë aktiviteteve me radhë që realizon DITURIA ndër vite. Fokusi i këtij aktiviteti ishte në trajtimin e lidershipit, menaxhimin e suksesshëm të organizatës, rëndësia e lidershipit në zhvillimin e jetës socio-kulturore dhe organizative.

dituria 3

Hapjen e seminarit dhe një trajtim të shkurt mbi objektivat e seminarit e bëri mr.Nexhmedin Ademi, drejtor i Shoqatës Kulturore DITURIA. Ndërkohë gjatë ditës së parë u realizuan tri ligjërata me figura të shquara publike në Shqipëri.

dituria 1

Panelistja e parë ishte znj.Aida Shtino, gazetare investigative si dhe drejtuese e emisionit të njohur tashmë nga gjithë shqiptarët “Njerëz të Humbur”. Ajo trajtoi përvojat pozitive nga puna e saj si gazetare investigative si dhe menaxhimin e suksesshëm të punës ekipore.

dituria 4

Dy panelistë të tjerë ishin gazetar dhe publicist, z.Spiro Curo dhe z.Ilir Dizdari. z.Spiro Curo trajtoi temën: “Kombi kulturë mbajtës”. Ndërsa z.Ilir Dizdari trajtoi temën: “Aleanca e mendimeve” ku theksoi se shqiptarët duhet të krijojnë aleancë ideore të qartë brenda kombëtare që do ta bënte integrimin më të lehtë në vendin tuaj në raport me standardet integruese të Bashkimit Evropian.

dituria 2

Ndërsa në ditën e dytë seminarin e begatoi z.Yusuf Kaplan, themelues dhe kolumnist i gazetës prestigjioze turke “YENI ŞAFAK”. Ai trajtoi zhvillimet aktuale moderne e bashkëkohore në botën islame dhe atë perëndimore, si dhe përshkroi fuqinë e pazbuluar të myslimanëve në kohën moderne për të qenë konkurrues dhe zgjidhjedhënës për të tjerët.
Seminari u përmbyll në pasditen e së dielës me përshtypjet dhe porositë për një të ardhme më të ndritur dhe aktive nga gjithsecili pjesëmarrës i seminarit.
Shërbimi për informim pran Shoqatës Kulturore DITURIA Preshevë